Dy vjet nga tragjedia më e madhe e emigrantëve në Mesdhe

525
Mbushen sot 2 vjet nga tragjedia më e madhe e emigrantëve në Mesdhe. Më 18 prill 2015 një anije e nisur nga Libia me në bord qindra emigrantë, u mbyt në Kanalin e Siçilisë në afërsi të brigjeve italiane.

Mendohet se në anije udhëtonin rreth 700-900 emigrantë e numri i tyre i vërtetë nuk do të zbulohet dot kurrë. Vetëm 28 emigrantë mundën të mbijetonin nga kjo tragjedi e u identifikuan trupat e 58 viktimave.

Mjaft prej emigrantëve të mbytur gjendeshin të mbyllur në pjesën e poshtme të anijes e cila ishte e shtetësisë Eritrea, e lartë 23 metra dhe e ndarë në 3 nivele.

Motivi i mbytjes së anijes ka qënë përmbysja e saj nga numri i madh i personave që udhëtonin në të.

Pranë mesnatës në Komandën e Përgjithshme të Rojes Bregdetare italiane mbërriti alarmi i emigrantëve që kërkonin ndihmë në mes të detit.

Ishte anija tregtare portugeze “King Jacob”, e cila udhëtonte më pranë, e cila erdhi e para në ndihmë.

Sipas rrëfimit të komandantit të anijes portugeze, përmbysja e anijes së emigrantëve erdhi për shkak se ata sapo kishin parë të afrohej anija tregtare ishin spostuar të gjithë në një anë të anijes duke kërkuar ndihmë, gjë që solli dhe përmbysjen e menjëhershme të saj.

Ndërsa sipar rrëfimeve të emigrantëve të mbjetuar, mbytja e anijes erdhi si shkak i manovrave të gabuara të kryera nga skafistët në tentativë për t’iu afruar anijes portugeze.

Shtetasi tunizian Mohammed Alì Malek e siriani Mahmud Bikhit, u identifikuan nga policia italiane si skafistët e anijes së mbytur.

Mohammed Alì Malek u arrestua me akuzën e vrasjes së shumëfishtë, mbytje të qëlllimshme të anijes e favorizim të emigracionit klandestin.

Ndërsa Mahmud Bikhit, u arrestua me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin.

5 ditë pas kësaj tragjedie, më 23 tetor 2015, Këshilli i Europës, mblodhi në një seancë të jashtëzakonshme krerët e shteteve dhe qeverive të vëndeve anëtare të BE për të analizuar linjën politike eurpiane ndaj krizës së emigrantëve në Mesdhe.

Një muaj më vonë më 18 maj 2015, Këshilli i Çështjeve të Jashtme e të Mbrojtes së Bashkimit Europian vendosi nisjen e një misioni të ri në Mesdhe të emërtuar EU NAVFOR MED me një mandat kohor 12 muaj.
Sigal