Dy tërmete në pak orë, lëkundje të forta regjistrohen në Greqi

43
Sigal

Gadishulli i Ballkanit nuk gjen qetësi. Këtë të dielë, rreth orës 10:40 me atë lokale në Greqi, fqinji ynë jugor është tronditur nga një tërmet 5 ballë që u regjistruar 18 kilometra në juglindje të Palaiochora, në rajonin e Chanias.

Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra.

Mediat në vend ndërkohë raportojnë se lëkundjet janë ndierë në Palaichora, Suga dhe Sfakia, por nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Më herët të dielën është regjistruar një tërmet tjetër

Në të njëjtën zonën më herët në mëngjes u regjistruar një tërmet i ngjashëm me lëkundje me shkallë 3.4 ballë Rihter.

Për këtë arsye autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme, si kanione apo shkëmbinj.