Podgorice – Përleshje mes deputetësh në parlamentin e Malit të Zi

450
Parlamenti i Malit të Zi është përfshirë nga dhuna dhe kaosi, kur deputetët pro serbë janë përleshur fizikisht me kolegët e tyre.

Kjo është situata e pazakontë e filmuar dhe transmetuar nga mediat vendase në ambientet e ndërtesës parlamentare.

Ngjarja vjen menjeherë pas heqjes së imunitetit të dy deputetëve pro serbë, të akuzuar për përfshirje në pucin e dështuar të shtetit tetorin e shkuar i cili synonte rrëzimin e qeverisë Gjukanoviç
.
Dyzet e dy deputetë të koalicionit qeverisës në parlamentin prej 82 vendesh votuan pro heqjes e imunitetit të kryetarit të Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe aleatit të tij Milan Knezevic, pas kërkesës së prokurorit publik të Malit të Zi për t’i hapur rrugë marrjes së tyre në pyetje në kuadër të procesit ët hetimeve.

Të dy deputetët janë mbështetës të ruajtjes së lidhjeve me Rusinë dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar, autoritetet arrestuan 20 persona për planifikim të një sulmi të armatosur mbi institucionet vendase dhe vrasjen e ish kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Prokurorët thanë se përpjekja për grusht shteti ishte mbështetur nga nacionalistët rusë. Të 39 deputetët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin për shkak ta arrestimeve të tetorit.

Analistët thonë se Mali i Zi, që shpalli pavarësinë në vitin 2006 po përballet me krizën më të thellë që nga ajo kohë. Rreth 100 mbështetës të opozitës u mblodhën të mërkurën për të kundërshtuar votimin.

Për të shmangur protestat e dhunshme, prokurori i përgjithshëm i malit të zi tha se dy ligjvënësit opozitarë pro serbë nuk do të arrestohen menjëherë. Këta të fundit kanë mohuar kategorikisht pjesmarrjen në trentativën për rrëzimin e qeverisë në fund të vitit të shkuar.
Sigal