Dy të arrestuar në Vietnam për 39 emigrantët e vdekur në kamion

455
Sigal

Dy persona janë arrestuar në Vietnam lidhur me vdekjen e 39 emigrantëve në kamionin frigoriferik në Essex, Britani.

Disa njerëz të tjerë po merren në pyetje nga Policia, njoftuan autoritetet në Vietnam.

Një zëdhënës i Policisë rajonale Ha Tinh tha se kishin nisur një hetim për dyshimet e ngritura për trafikim të qënieve njerëzore.

Kjo nisi pasi 10 familje vietnameze njoftuan se të afërmit e tyre ishin të humbur dhe se ata ishin të frikësuar se mund të ishin ndër të vdekurit në kamionin frigoiferik që u ndal në Britani.