Dorezohet – Shqiptari vret me thikë kuzhinierin italian në Montecarlo

452
Një kuzhinier italian 30 jveç është vrarë me thikë pasditen e 24 shkurtit në një restorant të Monako.
Mediat italiane shkruajnë se autori është një shqiptar, i identifikuar si Ricard Nika 30 vjeç, koleg i kuzhinierit italian.
Krimi është shënuar në një lokal të njohur në Monako, i quajtur “Pulcinella” pasditen e 24 shkurtit por u zbulua në orët e mbrëmjes.
Nuk dihen shumë detaje të krimit por mësohet se viktima është qëlluar disa herë me thikë.
Duhet të ketë pasur dhe përleshje mes viktimës dhe autorit pasi dhe 30 vjeçari shqiptar ka plagë por jo të rënda.
Pas krimit autori është larguar, ndërsa mësohet se është dorëzuar në polici në orët e mbrëmjes ku ka treguar ngjarjen.
“Bëra sherr me një koleg timin dhe e qëllova me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur” mësohet të ketë thënë ai shkruan la stampa.it.
Menjëherë policia shkoi në vendin e ngjarjes ku zbuloi se viktima kishte humbur jetën.
Sigal