Dita e pestë e bllokadës, serbët vijojnë protestën në veri të Kosovës

131
Sigal

Bllokimi i dy pikave të kalimit kufitar në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e tij të pestë.

Mediat e Kosovare shkruajnë se gjatë natës serbët lokalë janë përkujdesur për të shtuar numrin e mjeteve të rënda. Në anën tjetër pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

Pavarësisht shiut e temperaturave të ulëta të një nate më parë, mëngjesi i gjeti përsëri në kufi serbët dhe efektivët e Kosovës, po pa u regjistruar asnjë incident.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës.

Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.