Sekserët e shëndetësisë / Qytetarët “rrjepen” në spitalet shtetërore. ”Shëndetësia falas” mbetet vetëm slogan partie në fushata

300
Sigal

 

Raportet financiare tregojnë se shqiptarët kanë vështirësi të mëdha edhe për të marrë shërbimin shëndetësor. Shumë prej qytetarëve hasin probleme për t’u kuruar për shkak të mungesës së parave. Ata shprehen se në spitalet shtetërore nuk merr shërbim nëse nuk paguan para.

‘Shëndetësia falas’ është një nga sloganet më të përdorur nga qeveria, por kjo shëndetësi falas kushton shumë tek xhepat e shqiptarëve. Qytetarët u shprehën se shëndetësia është shumë e shtrenjtë, duke e cilësuar si të dështuar dhe korruptive. Ndërkohë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj mjekëve të cilët kanë klinikat e tyre private.

Një ditë pas raportit se ¼ e popullsisë mbi 16 vjeç në Shqipëri në 2019 nuk përballuan dot ekzaminimet shëndetësore, qytetarët u pyetën nëse sot, në vitin 2021 shëndetësia vazhdon të jetë e papërballueshme. Ata nuk kursyen pakënaqësitë dhe revoltën e tyre ndaj sistemit shëndetësor në vendin tone, duke e quajtur të dështuar dhe korruptiv.

Ndërkohë nga ana e qytetarëve nuk munguan as akuzat ndaj mjekëve për të cilët shprehen se i kërkojnë pacientëve të shkojnë te klinikat e tyre private.

Kjo revoltë e qytetarëve ndaj shëndetësisë, tregon se mjekësia falas, ekziston vetëm në deklaratat e ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.