Dhuna në Ekuador/ Lirohen 178 oficerët e burgjeve të mbajtur peng

82
Sigal

Situata në Ekuador ka dalë jashtë kontrollit në ditët e fundit, teksa bandat dhe krimi janë në luftë të ashpër kundër pushtetit.

Disa ditë më parë një grup kriminal mori peng një televizion në Guayakil për disa orë. E më pas orët e fundit 178 oficerë burgjesh u mbajtën peng në 7 burgje të vendit nga të burgosur me rekorde kriminale.

Por sipas zyrtarëve ekuadorian oficerët e burgjeve tashmë janë liruar. Në fakt ishin 158 oficerë burgjesh, ndërsa 20 të tjerë ishin pjesë e stafit administrativ të burgjeve, të cilët u liruan mbrëmjen e së shtunës.

Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjëndjen e jashtëzakonshme në vend dhe urdhëroi zbarkimin e ushtrisë në terren për të mposhtur ato që ai i quan “organizata terroriste”.

Janë më shumë se 22 400 trupa të angazhuar në këtë operacion në mbarë vendin, teksa qytetet më të mëdhaja të Ekuadorit po i kthehen normalitetit pas frikës së disa ditëve më parë.