Grabitën me armë zyrën e postës në Greqi, arrestohen 2 shqiptarët

32
Sigal

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas Departamentit të Krimeve të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët 37 dhe 41 vjeç të arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motoçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.

Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon. Sakaq, raportohet se dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.