Alarmi i pushuesve: Mbytet i riu te Gjiri i Lalzit

1111
Sigal

Një djalë i ri raportohet se është mbytur në Gjirin e Lalzit. Lajmi u përcoll në redaksinë online nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu raportohet se është dhënë alarmi edhe në Polici.

Sipas të njëjtave burime, viktima është një djalë 21 vjeç nga Peshkopia.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia për ngjarjen.