Protestë kundër kryeministrit edhe në Cërrik, PD: Dhjetëra policë ruajnë Ramën

489
Sigal

Pas protestave në Elbasan, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Cërrik nga të rinjtë e FRPD dhe drejtuesit lokalë të së djathtës.

Sipas PD, gjatë kohës që Rama po bashkëbisedonte me qytetarët në kuadër të llogaridhënies publike, dhjetëra policë ruanin kryeministrin nga protestuesit.

“Dhjetëra forca policore ruajnë Edi Ramen tani ne Cërrik. Fotot dhe videot tregojnë se qytetaret janë duke protestuar paqësisht me kordonin e policisë qe ndan protestuesit nga takimi i Rames me administratën.