Ëngjëll MUSAI: “Veting”-u të nisë me… vetë-ikje!

406
Sigal

“Veting”-u të nisë me… vetë-ikje!

Ëngjëll Musai 

Drejtor i “Telegraf”

“Veting”-u, tashmë pas
dhënies së miratimit prej komisionit të Venecias dhe “presionit” të hapur
diplomatik të SHBA, KE, BE dhe opinionit publik shqiptar të interesuar për të
shpëtuar prej pushteteve sunduese të lidhur me botën e krimit që prej 26 vitesh
po mbajnë në fuqi dhe po zbatojnë skemën shkatërruese të vendit të quajtur
“tranzicion”, ka nisur startin si “Kod Pastrimi” i politikës, ligjvënies,
ekzekutivit, drejtësisë, pushtetit lokal, diplomacisë, madje edhe të medies, të
funksioneve vendim-marrëse e vendim-zbatuese të administratës publike në çdo
sektor. Ky “kod” duhet të njihet si gjithë kodet e tjerë që rregullojnë marrëdhëniet
reciproke shoqëri-ligj në drejtësi, ushtri, polici, familje, punë, administratë
etj. Por me një ndryshim. “Veting”-u, duhet të nis të zbatohet si proces vetë-ikje
e vullnetshme e atyre shtetarëve, politikanëve, ligjvënësve e zyrtarëve që janë
të lidhur me botën e krimit të organizuar, që janë personazhe korrupsioni, që
janë kontingjente të skenarëve anti-kombëtarë, që janë miliarderë të pasuruar
me burime financiare të përfituara nga “llagëmi” i krimeve individuale në grup.
Vetë-ikja e të molepsurve dhe “mëkatuesve” nga postet e larta drejtuese në
shtet, drejtësi, qeveri qendrore, qeverisje lokale, diplomaci e sidomos në
polici, siç dihet është një “nen” i përcaktuar edhe në ligjin e “Veting”-ut,
sipas të cilit, ata funksionarë të “ndotur” që japin dorëheqje nga postet e
tyre me vullnet të lirë dhe që dorëzojnë pasuritë e grabitura nëpërmjet
shfrytëzimit të detyrës shtetërore, nuk penalizohen. Pas kësaj “amnistie” të përfshirë
në draftin e “Veting”-ut pati disa vetë-ikje zyrtarësh të lartë, por brenda
zyrave shtetërore e në krye të tyre janë qindra e mijëra individë që janë “lëndë
e parë” e ligjit të “Veting”-ut, që duhet të bëjnë vetë-ikje. Është kontribut
maksimal që mund të bëjnë ndaj vetes, duke mos pritur të përballen me këtë
:spastrimi” ligjor të tyre prej strukturës zbatuesve të këtij procesi. Tashmë që
“Veting”-u nis zbatimin, shtetarët dhe gjithë kontingjentet që ky ligj ka futur
në “listë”, kanë një mundësi për të bërë vetë-ikje, ose një rrugë për t’u
përballur me pasojat e ligjit. Sinjalet që vijnë nga kullat e pushteteve që
trajtohen prej “Veting”-ut, po bëjnë me dije se janë shumë të “damkosur” me
krim, korrupsion, shkollim fals e krime të tjerë, të cilët po përgatiten të
bëjnë vetë-ikjen prej funksioneve shtetërore që kanë….