Basha në SPAK, Adriana Kalaja: Dekonspiroi operacionin, Basha i përfshirë, jo vetëm i dyshuar

224
Sigal

Deputeti Lulzim Basha është paraqitur pasditen e sotme në SPAK ku vazhdon akoma të jetë.

Mësohet se Basha është marrë në pyetje prej  më shumë se 80 minutash në SPAK nga prokurorët belgë për çështjen e Toyota Yaris.

Brenda dy automjeteve që erdhën nga Belgjika u gjetën 3.5 mln euro, ndërkohë që denoncimi ishte bërë fillimisht nga Lulzim Basha.

Për të folur në lidhje me këtë, sot në një emision ishte e ftuar juristja Adriana Kalaja.

“Është shumë e ngarkuar situata, fakti që Basha prej 17 herë njoftimesh nga prokuroria belge nuk ka shkuar të deklarojë, fakti që 7 prokurorë kanë marrë sot në pyetje Bashën, une nuk mendoj se deputeti Basha jo thjeshtë është në dijeni të një afere korruptive por është i përfshirë.

Deklarata e tij në parlament tregoi se ishte në vëzhgim edhe nga poliicitë e vendeve partnere. Ai ka bërë dhe nje vepër penale duke dekonspiruara operacionin policor. “