Panik në Londër, zjarr masiv në kullën 24 katëshe me 120 banesa

454
Një kullë gjigande 24 katëshe në perëndim të Londrës është përfshorë nga një zjarr masiv gjatë natës. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes pretendojnë se ka njerëz të bllokuar brenda.

Më shumë se 200 zjarrfikës janë ende duke luftuar me flakët në Grenfell Tower në veri të Kensington, ku mendohet se jetojnë qindra njerëz.

Ambulanca e Londrës tha se 30 persona po marrin trajtim spitalor.

BBC raporton se ndërtesa 24-katëshe ishte në ajër dhe rrezikon të shembet.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se një “incident i madh” ka ndodhur.

Rreth orës 04:00 policia tha se: “Banorët vazhdojnë të evakuohen nga blloku i kullës”.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë drita, që mendohet të kenë qenë telefona celularë ose pishtarë të ndezur në krye të bllokut të banesave.

Të tjerë thonë se banorët, të cilët mendohet të jenë të bllokuar brenda, kishin dalë në dritaret e tyre.
Sigal