DETAJET që “fundosën” vra.sësin e Anila Ruçit në Itali, 31-vjeçari u vetëplagos, kamerat filmuan momentin kur…

133
Sigal

Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë sot ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo, raportojnë mediat italiane. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja Anila Ruci, me të cilën jetonte në zonën e Scaldasole.

Sipas mediave fqinje,  31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte deklaruar para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

Pas daljes së tij nga spitali, u zbatua masa e sigurisë së arrest me burg, e ishte vendosur nga gjyqtari hetues në seancë për vleftësimin e masës së paraburgimit, të shtunën e 22 prillit.  Burime pranë policisë bëjnë me dije se kur ai u shpëtua, në derën e shtëpisë në Scaldasole, po të njëjtët mjekë gjetën disa metra larg tij pa jetë 38-vjeçaren.

Bilyhu ishte shtruar në kujdesin intensiv në San Matteo për ndihmë të parë, dhe më pas u transferua në një repart spitalor për mjekim të specializuar. Ai kishte plagë me thikë në bark dhe gjoks.