Vra.sja e Nikulajt/ “Hakmarrja nisi pas sherrit për 80 mijë paund”, gjykata britanike lë në burg Edmond Haxhian dhe 2 britanikët

89
Sigal

Gjykata britanike ka lënë në burg Edmond Haxhian, si dhe dy shtetasit britanikë, të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja ndodhi më 19 maj në lokalin e viktimës në Shëngjin. “Daily Mail” shkruan se Haxhia, 37 vjeç, që dyshohet se është porisutësi i vrasjes, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit që ka si motiv ‘vrasje për gjakmarrje’.

Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 paund mes dy familjeve.

Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia tre ditë më parë. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Hunt dhe Mathin janë nga Bristol, ndërkohë që për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Po ashtu pas hekurave ndodhet dhe një 28-vjeçare britanike, shtetasja Harriet Bridgeman, e cila u arrestua pak orë më vonë nga të sipërpërmendurit.

Sa i përket edhe ekzekutorit, Ruben Saraiva shtetasi portugez, ka dyshime se ai larguar si këmbësor drejt shtetit grek.