5 të plagosur, nga zjarri në në qendër azilkërkuesish në Gjermani

463
Pesë persona janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa zjarri përfshiu një qendër azilantësh, në qytetin Hepenheim, në perëndim të Gjermanisë.
Policia gjermane ende nuk e ka zbuluar shkakun e zjarrit që nisi në mes të natës së 3 shtatorit.
Njëri prej azilantëve, ka shpëtuar nga djegia duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës, duke marrë lëndime të shumta ndërsa 4 të tjerët janë gjetur pa ndjenja në tokë.
Në godinën tre katëshe, janë strehuar 60 refugjatë nga Siria, Iraku, Somalia dhe Etiopia.
“Morrëm telefonatën në orën 1.20 pas mesnate nga një shtëpi afër qëndrës së azilantëve. Na thanë se nga kjo godinë ishte parë të dilte tym. Pjesa më e madhe e të strehuarve aty arritëm ti evakuonim ndërsa të tjerët janë lënduar” tha zëdhënësi i policisë, Christinae Kobus.
Policia gjermane, shteti me më shumë kërkesa për azil përgjatë këtyre muajve, ka ndërhyrë në gati 100 sulme e zjarrëvënie në qëndrat e azilit por ende asnjë njeri nuk është vënë nën pranga.
Sigal