Harry Styles dhe Dua Lipa janë shpallur ‘muzikantët më punëtorë’ të Britanisë në vitin 2022.
Ikonat e pop-it, të dyja, kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më të zellshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeçe, kryen nga 71 shfaqje secili në vitin 2022.
Leon Neville, drejtori i kërkimit dhe njohurive të Industrisë Fonografike Britanike (BPI) e quajti “të habitshme” që artistët britanikë po dominonin duke pasur parasysh konkurrencën globale të krijuar nga transmetimi.
“Kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit të pasur muzikor që vazhdon të shfaqet nga të gjithë kombet dhe rajonet e Mbretërisë së Bashkuar, të ushqyer nga pasioni, investimet dhe aftësitë e kompanive diskografike në Mbretërinë e Bashkuar.”