Deklaratat e Erdogan, krahason kurdët me pavarsinë e Kosovës

468
“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por nuk mundi të bëhej shtet. Cfarë mund të pretendojë Kurdistani vetëm me mbështetjen e Izraelit?-kanë qënë këto komentet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në lidhje me referendumin kurd për pavarësinë në Irak, duke ngritur kështu pikëpyetje për pavarsinë e Kosovës.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi që ka mbajtur për referendumin e popullit të Kurdistanit, ka përmendur Kosovën duke vënë në mëdyshje shtetësinë e saj me argumentet që ka bërë. Udhëheqësi turk ka krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendumin kurd në Irak. Duke qenë se votimi kurd për shkëputjen nga Iraku ka deri më tani vetëm mbështetjen e Izraelit, Erdogan bëri një krahasim të kësaj situate me atë të Kosovës.

Gjatë fjalimit tw tij ai tha: “114 shtete e kanë njohur Kosovën, por për fat të keq nuk mundi të bëhej shtet dhe ka ende shumë probleme e vështirësi për ta arritur këtë. E çfarë do të bëni ju vetëm me Izraelin.” Erdogan ka gjetur rastin të argumentojë efektet negative të referendumit kurd gjatë një ceremonie me rastin e fillimit të vitit universitar.

Kujtojmë se Turqia është nga vendet e para që ka njohur pavarsinë e Kosovës duke qenë pro formësimit të Kosovës si shtet.

Erdogan ka kërcënuar kurdët e Irakut Verior duke përmendur se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj tyre duke thënë se do të vdesin urie pas sanksioneve që do të vendos Iraku dhe shtetet fqinje për rajonin kurd.
Sigal