“Më i kërkuari në Suedi”, çfarë fshihet pas ekzekutimit të producentit shqiptar në Londër

458
Sigal

“Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër ditën e Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit”.

beqiri

Keshtu e nis shkrimin e vet DailyMail, teksa ka publikuar ne faqe e pare lajmin per ekzekutimin e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, qe u ekzekutua me bresheri plumbash rreth orës 9 të së martës, ndërkohe qe gruaja e tij ulëriste mbi trupun e bashkeshortit te gjakosur.

“Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte”- shkruan gazeta.

Sipas saj, policia seudeze është duke punuar me Scotland Yard për ngjarjen, duke nenvizuar disa krime te meparshme.

Disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008, Flamuri ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milionë paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Një zyrtar qe nuk ka deklaruar emrin ka thene per gazetan se “Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze”.