Ndahet nga jeta mbasadori rus i OKB-SË në moshën 64-vjeçare

438
Ambasadori rus i Kombeve të Bashkuara, Vitaly Churkin ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, vetëm një ditë para 65-vjetorit të tij, ditën e sotme në Nju Jork.
“Një diplomat i denjës rus ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa ishte në punë. Do donim t’i shprehnim ngushëllimet tona familjes së Vitaly Churkin,” thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Yevgeniy Zagaynov tha se Churkin nuk reshti kurrë së punuari deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ende nuk janë dhënë shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Ambasadori Churkin shërbeu si Përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara që prej vitit 2006. Përpara kësaj, ai ishte Ambasador në Ministrinë e Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, ambasador në Kanada, Belgjikë, zv/Ministër i Jashtëm dhe Përfaqësues Special i Presidentit të Federatës ruse
Sigal