Covid-19 / Greqia nga nesër me kufizime të reja

217
Sigal

Qeveria greke këtë të enjte ka vendosur rritjen e orareve kufizuese për shkak të shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus në vend.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet përkatëse kanë vendosur kufizimin e orarit të lëvizjes nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Ky orar përjashton ata që janë në punë, por duhet një leje nga punëdhënësi i tyre.

Autoritetet kanë gjykuar se masat duhen shtrënguar në tre komuna afër Athinës, në Atikën perëndimore, ekzaktësisht Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.

Ora policore në këto komuna është zgjatur në 11 orë, nga 18:00-05:00. Po ashtu mbyllen dyqanet, tregjet publike, parukeritë, libraritë e kishat si dhe teste të shpejta të intensifikuara, përhapje masive e maskave të financuara nga pushteti lokal, testim çdo 5 ditë për punonjësit në azile teksa do të lejohen vetëm ceremonitë mortore me numër shumë të kufizuar pjesëmarrësish dhe me protokolle.