“Çmendet” moti, stuhi të fuqishme breshëri godasin rajonin e Katalonjës, banesa të përmbytura e qytetarë të bllokuar në mjete

96
Sigal

Stuhitë te fuqishme, të shoqëruara me breshër dhe erëra të forta goditen rajonin e Katalonjës pasditen e së mërkurës.

Stuhitë dhe reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjate ditës së sotme dhe do të jenë shumë intensive, raportuan meteorologet spanjolle.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktuan përmbytje në banesa, garazhet u kthyen në pishina si dhe u raportua për dëmtim të kanalizimeve.

Forcat e emergjencës dolën në ndihmë të disa banorëve të bllokuar në automjete pasi sasia e jashtëzakonshme e breshërit shkaktoi një metër akull në rrugë.

Ndërsa rajoni i Katalonjës në veri përballet me përmbytjet, pjesa jug perëndimore e vendit po përballet prej disa ditësh me zjarret masive të pazakontë për këtë periudhe të vitit.