Burimet e shkëmbinjve misteriozë në Mars janë shpërthime vullkanike

522
Sigal

Burimet e shkëmbinjve misteriozë në Mars mund të jenë shpërthimet vullkanike që lëshojnë gazra, shkëmbinj dhe hi në ajër, sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research: Planets”.

Studimi është fokusuar tek gurët e mëdhenj dhe jashtëzakonisht të butë në afërsi të linjës ekuatoriale në Planetin e Kuq.

Në hulumtim pretendohet se formimi i quajtur Medusae Fossae, është formuar para tre miliardë viteve në Mars gjatë shpërthimeve vullkanike.

Thuhet se ky formim mbulon një të pestat e sipërfaqes së SHBA-ve dhe se është 100 herë më i madh se formimi më i madh vullkanik në botë, ndërsa ky zbulim mund të sigurojë më shumë informacion rreth pjesës së brendshme të Marsit dhe potencialit jetësor në këtë planet.

Lujendra Ojha, shkencëtar në Universitetin Johns Hopkins, në lidhje me Formimin Medusae Fossae tha se, “Ky është një formim jo vetëm në Mars, por edhe në Sistemin Diellor”.