VIDEO+FOTO/ Rama pritet me protesta në Vlorë, rrethohet nga policia

619
Sigal

Edi Rama ndodhet sot në Vlorë.

Ai ka shkuar që mbrëmë në qytetin ku ka dalë edhe deputet.

Rama ka zhvilluar takime me strukturat si dhe ka mbajtur një fjalim të gjatë ku ka prezantuat ato që  ai i quan si projektet e reja për këtë qytet.

Por edhe sot përpara takimit të tij, disa simpatizantë të PD kanë protestuar me pankarta në duar.

Mes protestuesve ka qenë dhe deputetja demokrate Nada Meçorapaj e cili u ka kërkuar policëve që të hapin rrugën pasi nuk kanë motiv për ti ndaluar.

Megjithatë policia nuk ka lëvizur aspak.

‘Hape rrugën o zotëri do kaloj’, i drejtohet deputetja demokrate policëve duke shtuar se nuk është e drejtë bllokada ndaj qytetarëve të Vlorës në një kohë kur kryeministri ka mbushur sallën me sevilë.

© S