Bruksel, BE paralajmëron SHBA-në mbi taksat e importit të çelikut dhe aluminit

651
Bashkimi Europian pret sot sqarime mbi taksat doganore të imponuara nga Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin dhe paralajmëroi Uashingtonin kundër rrezikut për një luftë tregtare nëse nuk përjashtohet nga këto masa.
Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer pritet sot në Bruksel për një takim me komisioneren europian të Tregtisë, Cecilia Malmstrom dhe ministrin japonez të Ekonomisë, Hiroshige Seko.
Europianët dhe japonezët kërkojnë të përjashtohen nga taksat prej 25% mbi çelikun dhe 10% mbi aluminin të vendosura të enjten nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Sigal