Britania dëbon 23 diplomatë, Rusia i shtrëngon dhëmbët. Ja përgjigja e radhës

808
Pas vendimit të Britanisë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë, ka reaguar Moska zyrtare. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Kremlini ka vendosur të hakmerret ‘flakë për flakë’ ndaj Britanisë, pasi ka vendosur që të dëbojë disa diplomatë britanikë.
BBC, teksa përmend ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, shkruan se Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë “së shpejti”. Sipas Lavrov, dëbimet do të “patjetër” të ndodhin. Kujtojmë se ky hap erdhi pasi Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe. Lavrov i quajti deklaratat e kryeministres Theresa May “të çmendura”.
Pyetur se kur do te nisin dëbimet e diplomateve, Lavrov tha: “Absolutisht, shumë shpejt, unë jua premtoj”. Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.
Sigal