Protestuesit “ngujohen” në rezidencën presidenciale në Sri Lanka (FOTO)

103
Sigal

Pallati Presidencial është në duart e popullit të Sri Lankës. Në të prej ditës së djeshme nuk ndodhet më kreu i shtetit, pasi protestuesit që “u derdhën si lumë” për shkak të rritjes së çmimit të naftës e dëbuan.

Gotabaya Rajapaksa, thuhet se është marrë në mbrojtje nga marina dhe ndodhet në një bazë detare në ujërat e Sri Lankës. Ai ka thënë se do të dorëhiqet më 13 korrik. Të njëjtin fat pësoi edhe kryeministri Ranil Wickremesinghe. Protestuesit dogjën rezidencën e tij private dje.

Presidenti dhe kryeministri kanë thënë se do të largohen. Por protestuesit janë skeptikë. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në pallatin presidencial dhe zotohen se nuk do të largohen që aty derisa dorëheqjen të bëhen zyrtare, raporton BBC.

“Lufta jonë nuk ka mbaruar,” tha kreu i protestës studentore Lahiru Weerasekara, cituar nga AFP. “Ne nuk do të heqim dorë nga kjo luftë derisa Presidenti Rajapaksa të largohet në të vërtetë,” tha ai.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se shumë prej tyre janë magjepsur nga luksi në pallatin presidencial. Ata shihen teksa relaksohen dhe shijojnë ambientet, ndërkohë që luajnë edhe letra.

Madje, dje sapo pushtuan rezidencën një pjesë e tyre u zhytën menjëherë në pishinë.