Brazil, rizgjidhet Dilma Rousseff premton të sjellë ndryshime në vend

481
Sigal

BRAZIL – Pas fitores së ngushtë në balotazh Presidentja braziliane Dilma Rousseff ka premtuar të sjellë ndryshim në vend. Me të gjitha votat e numëruara, Partia e Punëtorëve e Rousseff mori 51.6% të votave, ndërsa Aecio Neves i Partisë Social-Demokratike mori 48.4%.
 
E vetëdijshme për fitoren e saj të ngushtë, presidentja Rousseff që mori një mandat të dytë iu kërkoi brazilianëve të bashkohen ‘për më të mirën e vendit’, pas një fushate të ashpër, të kontestuar në historinë e kohëve të fundit.
 
Me zërin e ngjirur, pasi u shpall fituese, ajo shtoi se kishte një marrë një mandat të dytë për të bërë ‘ndryshimet e mëdha që shoqëria braziliane kërkonte’.
 
Rousseff njihet edhe për polemikat rreth akuzave për korrupsion dhe një breshëri sulmesh personale që prishën disi fushatën e saj duke bërë që ajo të akuzohej për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar.
 
Në balotazhin e së dielës u zgjodhën edhe 14 guvernatorë. Rreth 142 milionë brazilianë kishin të drejtë vote, ndonëse 21% abstenuan dhe më shumë se 6% e votuesve hodhën vota të pavlefshme.