Bosnja aplikon zyrtarisht për në BE, Mogherini: S’merret në konsideratë

492
Bosnje Hercegovina ka aplikuar për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por përgjigja e shefes për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini ka qenë e menjëhershme. Ajo dekalroi se Bosnja nuk ka plotësuar kushtet ndaj aplikimi nuk do të merret në konsideratë.
Bosnje Hercegovina i ka paraqitur Brukselit kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kryetari i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Dragon Coviç tha: “Është një kënaqësi e madhe që do të paraqesim këtë kërkesë në emër të popullit të Bosnje-Hercegovinës, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.”
Mbërritja e kërkesës është konfirmuar edhe nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.
Por ajo ka vlerësuar se aplikimi nuk do të merret në konsideratë, pasi vendi nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.
Aplikimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë edhe nga kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili deklaroi se në muajin shkurt do ti drejtohej BE-se me një kërkesë zyrtare për nisjen e proçeduarve të anëtarësimit.
Zvizdiç shprehte bindjen se 28 vendet anëtare do të votonin pro Bosnjes, në mënyrë që edhe ajo të arrijë statusin e vendeve fqinje në Ballkan gjatë 2017.
Nga vendet e Ballakanit, Kroacia nisi proçedurat e anëtarësimit në vitin 2013, ndërkohë që edhe Serbia e Mali i Zi tashmë janë duke bërë përparim drejt anëtarësimit gjithashtu.
Sigal