Ankaraja mohon pretendimet: Ushtria turke nuk ka shkelur në Siri

487
Sigal

Ankaraja ka mohuar pretendimet e Sirisë se ushtarët turq kanë shkelur në territorin e saj.

Deklarata është bërë nga Ministri i Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, i cili tha se “ushtria turke nuk ka hyrë kurrë në Siri”.
Madje ai theksoi se “për momentin Turqia nuk ka për qëllim të dërgojë trupa tokësorë.”
Bombardimet turke kundër forcave kurde nisën përgjatë fundjavës dhe kanë si synim të pengojnë avancimin e tyre në rajonin verior të Alepos.
Ndërsa kryeministri, Ahmet Davutoglu, paralajmëroi një “reagim më të ashpër” nësë militantët kurdë i afrohen Azazit, qytet në veri të Sirisë.
“Nëse ata nuk tërhiqen, atëherë baza e tyre ajore nuk do të ekzistojë më”, është shprehur Davutoglu, duke folur me gazetarët në avionin e tij gjatë udhëtimit për në Ukrainë.
Ndërkohë disa ditë më parë Siria ka dërguar në OKB disa letra ku ankohet se Turqia po i ofron mbështetje rebelëve në Damask me rreth 100 mercenarë turq.
Siria e ke cilësuar këtë akt si shkelje të sovranitetit dhe për këtë arsye i ka këkruar organizatës të ndërhyjë kundër bombardimeve turke në veri të Sirisë.
Turqia ka qenë e alarmuar nga zgjerimi i ndikimit kurd në veri të Sirisë që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011.
Ajo i konsideron milicitë kurde në Siri si aleate të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që ka shpalluar autonominë në juglindje të vendit.