Tsipras pret sekretarin e OKB-së me jelek shpëtimi

459
Kryeministri grek, Alexis i ka gjetur një mënyrë origjinale për të pritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Tsipras i ka dhuruar atij një jelek shpëtimi, duke dashur kështu të ripërsërisë mesazhin se kriza e refugjatëve nuk përballohet e vetme nga Greqia dhe as me politika ksenofobe. “Është një dhuratë simbolike nga mijëra objekte që kanë mbledhur banorët e ishujve tanë të Detit Egje, me një urim që marrëveshja e BE me Turqinë, që ka reduktuar fluksin e emigrantëve të vazhdojë të zbatohet”, tha Tsipras gjatë takimit. Më pas Tsipras dhe Ban Ki Mun vizituan ishullin e Lesbos prej nga ky hyn në Greqi shumica e refugjatëve nga Turqia. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se Greqia nuk duhet lënë e vetme nga bashkësia ndërkombëtare për përballimin e kësaj krize, ndërsa përpjekjet për menaxhimin e këtij problemi.
Sigal