Avokatët e ish-Presidentit: Dhunën në Kapitol nuk e ka nxitur Trump!

143
Sigal

Avokatët e Donald Trump u janë përgjigjur akuzave që janë hedhur ndaj tij, të cilat flasin se mbështetësit e ish-presidentit amerikan sulmuan Kongresin në Uashington DC në 6 janar, me marrëveshjen e tyre.

Gjyqi i Trump në Senat do të fillojë të martën, pasi ai u shkarkua për herë të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve muajin e kaluar. Ai është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” në një fjalim para mbështetësve përpara trazirës vdekjeprurëse.

Por ndonëse ndaj tij janë ngritur shumë akuza, Trump thotë se ai nuk do të dëshmojë. Pesë persona, përfshirë një oficer policie, vdiqën kur një turmë mbështetësish të Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, duke detyruar politikanët dhe stafin të fshiheshin në zyra.

Në një përmbledhje paraprake të lëshuar sot, avokatët e ish-presidentit thanë se dokumentet e FBI-së kishin treguar se trazirat ishin planifikuar ditë më parë, që do të thotë se Trump nuk mund të ketë inicuar dhunën, shkruan BBC.

Ata gjithashtu këmbëngulin se gjyqi është antikushtetues sepse Trump ka lënë detyrën dhe tani është një qytetar privat.

Ata sulmuan edhe palën kundërshtare, pra demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve, të cilët do të hapin çështjen për ndjekje penale. Mbështetësit e Trump i akuzojnë ata për pandershmëri intelektuale dhe zbrazësi faktike në mënyrën se si ata e portretizuan Trump para mbështetësve të tij.