Atentati kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trumpi u kërkon amerikanëve të bashkohen

Nga Beqir SINA

Në një e-mail elektronik i cili automatikisht ka arritur edhe në kutinë postare elektronike [email protected], e cila është adresa e e-mailit tim privat , Presidenti Trump shkruan , për atë që i ndodhi. Ndërsa, autoritetet amerikane po tentojnë të zbulojnë motivin për atentatin ndaj tij, Shtëpia e Bardhë, instutucionet kombëtare të sigurisë, u kan bërë thirrje amerikanëve të ndalojnë retorikat, dhe përdorjen e gjuhës  së urrejtjes në mediat sociale.

Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) thotë se e ka identifikuar tashmë personin që kreu atentatin, e djeshëm si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.dhe ai është Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë
FBI-ja tha se më 14 korrik nisi hetimi për këtë çështje dhe është duke vazhduar, në ndërkohë që autoritetet amerikane po tentojnë që të zbulojnë motivin e këtij atentati.
NOA

Sipas të dhënave, që ka siguruar FBI sulmuesi i dyshuar ishte i regjistruar si votues republikan në Pensilvani. Por, sipas raporteve federale financiare të fushatave zgjedhore, ai po ashtu kishte dhënë 15 dollarë donacion për një komitet politik progresiv më 20 janar 2021, në ditën kur presidenti Joe Biden bëri betimin.

Çfarë dihet për personin që tentoi ta vriste Trumpin?

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trumpi, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik, por nuk jepet vendi ku ndodhet tani ai, në spital apo në rezidencën e tij.

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.

Trumpi tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trumpi në llogarinë e tij në Truth Social.

Me të dëgjuar të shtënat, agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën ish-presidentin amerikan nga skena dhe e larguan me një automjet që e priste.

Trumpi u kërkoi amerikanëve të bashkohen

Donald Trump, përmes një postimi në Truth Social, tha të dielën se mezi pret të flasë në Uiskonsin, ku javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane.

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë dhe të vendosur”, shkroi ai.

Ky është postimi i dytë që ai ka bërë që kur u qëllua në vesh një ditë më parë në Pensilvani.

Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton se si sulmuesi, i armatosur me një pushkë të stilit automatik mundi që të afrohej mjaftueshëm sa për të shtënë dhe për të plagosur Trumpin.

Sulmuesi, që u vra nga agjentët, qëlloi disa plumba drejt skenës “nga një pozicion i lartë jashtë vendit ku u mbajt tubimi”, tha Shërbimi Sekret.

Ndërsa, në një e-mail elektronik, i cilli ka arritur edhe në kutinë postare elektronike [email protected], e cila është adresa e e-mailit tim privat , Presidenti Trump shkruan :

Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë ndaj të shtënave që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani.

Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit në miting që u vra, si dhe familjes së një personi tjetër që u plagos rëndë.

Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tashmë ka vdekur.

Më qëlluan me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë.

Kishte shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte.

ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN! DONALD TRUMP

Historiku i vrasjeve dhe atentateve në SHBA

TrumpI, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.

Liderët nga e mbarë bota kanë dënuar fuqishëm tentim-vrasjen ndaj Trumpit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të shtunën, pas të shtënave se është mirënjohës që merr vesh se TrumpI është mirë.

“Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, tha presidenti Biden.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi ai.

Të shtënat në Pensilvani ndodhën vetëm dy ditë pare se të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, ku TrumpI, 78 vjeç, pritet të siurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.