Presidenti i PE: Të reagojmë sa herë antisemitizmi e racizmi ngrenë kokë! Shqipëria shembull

71

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sasoli gjatë fjalës së tij në Forumin e Antisemitizmit, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë në histori, si një prej vendeve që i strehoi e ruajti hebrenjtë, ndërsa shtoi se pikërisht shembulli që dha Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të Botës.

Ai tha se ka ardhur koha që Europa të ngrejë një front të përbashkët kundër këtyre fenomeneve që të mos ndodhin më.

“Ky është një aktivitet për të cilin kemi nevojë në këto kohë të vështira, lufta kundër antisemitizmit është më e rëndësishme se kurrë. Uroj të mos kemi kurrë më persekutime të minorancave, të mos ketë më nazizëm, urrejtje dhe luftëra.

Në Europë duhet të ketë një jetë pa shqetësime, t’i jepen fund incidenteve diskriminuese ndaj hebrenjve, të lëmë pas krahëve historinë e 75 viteve më parë. Të reagojmë sa herë antisemitizmi dhe racizmi ngrenë kokën duhet ti shohim siç janë: sulm ndaj të drejtave të njeriut”,- tha ai.

“Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar sëbashku”.