Arrestohen 3 persona, shfrytëzonin me orë të zgjatura punëtorët

460
Sigal

Ditën e sotme, janë arrestuar tre pronarë fermash, me akuzën e shfrytëzimit e puntorëve shqiptarë por dhe afrikanë me orë të zgjatura, gjithashtu dhe paga minimale.

Sipas mediave italiane, fermat ndodheshin në zonën e Foggiano, Perugino Libero i Foggia dhe Ortofrutta De Martino në Itali.

Gjithashtu, ata i detyronin punëtorët të punonin edhe mbi 10 orë në ditë, në kushte jo të duhura pune, me paga më të ulëta se paga minimale ligjore.

Gjithashtu, vlenë të theksojmë se policia vendase ka verifikuar 45 punëtorë, ndër të cilëve disa janë shqiptarë dhe afrikanë.

Sipas mediave italiane, ata raortojnë se u gjet një shkrim që kërcënonte punëtorët.