Arrestimet në Mitrovicë, sot dalin para gjykatës 19 zyrtarë policie

587
Sigal

19 zyrtarët që u arrestuan dje në komunat veriore në aksionin antikontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca pritet të nisë nga ora 13:00, raportojnë mediat vendase.

Të arrestuar: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviç, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiç, Milja Mileneviç, Besim Merovci, Biljan Medelkoviç, Verelub Dimitroviç, Dejan Spasojeviç, Bozide Milosavoviç, Zvezdan Spasojeviç, Abdurrahim Hoxhiç, Oliver Kozmanoviç, Ana Bosovie Baraç dhe Blagoje Lazoviç.

Operacioni u krye pas hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku zyrtarët e policisë dhe disa qytetarëve dyshohen për: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.