Armeni, protestë kundër ndryshimeve kushtetuese

470
Së paku 3 mijë vetë kanë protestuar sot në kryeqytetin Erevan të Armenisë, kundër reformave të propozuara kushtetuese, për të cilat thonë se mund ta zgjasin qëndrimin e presidentit, Serzh Sarkisian, në pushtet. Demonstrata e sotme në sheshin kryesor të Erevanit, është organizuar nga lëvizja opozitare, Armenia e Re. Protestuesit, po ashtu, kërkuan tërheqjen e presidentit Sarkisian. Liderët e protestës thanë se tubimet do të vazhdojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Kjo protestë po bëhet, derisa më 6 dhjetor organizohet referendumi për propozimin e Sarkisianit, që Armenia të shndërrohet në demokraci parlamentare, me kryeministër, i cili do të ketë pushtet, e jo presidenti. Partitët opozitare thonë se këto ndryshime synojnë lejimin e Sarkisianit që të vazhdoj të mbetet në qeverisje, pasi mandati i tij i dytë t’i kaloj në vitin 2018. Presidenti Sarkisian i ka hedhur poshtë pohimet se synon të zgjedhet në post të lartë pas shërbimit në presidencë.
Sigal