Turqia mund të humbasë 20 milardë dollarë nga sanksionet e Rusisë

458
Sanksionet ekonomike të Rusisë mund t’i kushtojnë Turqisë afro 20 milardë dollarë, ose thënë ndryshe 3% të GDP-së së vendit. Ka qënë kjo deklarata e bërë nga nga deputeti i Partisë Republikane të Popullit, Osman Budak, i cili është shprehur humbjet do të vijnë në rast se nuk gjendet një zgjidhje diplomatike midis dy vendeve.

Përfaqësuesi ka nënvizuar se nga sanksionet do të preket më shumë qyteti turistik i Antalias, ku jetojnë edhe 40.000 shtetas rusë. Sipas tij, vetëm kjo zonë mund të humbasë plot 6 miliardë dollarë nga turizmi, dhe 500 milionë dollarë nga bujqësia. Situata pritet të komplikohet edhe për 200.000 emigrantë turq të cilët jetojnë në Rusi.

Deri më tani, Kremlini ka rivendosur regjimin me viza për Turqinë, teksa pritet edhe anulimi i një sërë projekteve, ku synoheshin që të kishte investime të ndërsjellta. Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e ndërmarra nga qeveria e tij janë një kundërpërgjigje për rrëzimin e avionit rus nga forcat ajrore turke.
Sigal