Anulohet ndeshja Gjermani-Holandë. Mediat: Një kamion me eksploziv afër stadiumit

468
Hidhet hipoteza për një tjetër sulm terrorist, kësaj here në Gjermani. Për pasojë u anulua ndeshja miqësore Gjermani-Hollandë, ndërsa disa media gjermane flasin për një kamion të mbushur me eksploziv, të gjetur në rrethinat e stadiumit. Stadiumi në Hannover ku do luhej ndeshja Gjermani-Holandë mbrëmjen e sotme është evakuuar për arsye sigurie, pasi është gjetur një valixhe e dyshimtë, e cila dyshohej se ishte bombë. Ndeshja Gjermani-Holandë do luhej në orën 20:45, por u anulua pas dyshimeve të ngritura. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel do të ndiqte ndeshjen në stadium.

Pas njoftimit për anulimin e ndeshjes Gjermani-Hollandë, shefi i policisë së Hannover, Volker Kluw tha për tv Ndr se “Informacionin deçiziv për ekzistencën e një bombe e morëm 15 minuta pasi u hapën portat e stadiumit”. Alarmi ka përfshirë gjithë qytetin, janë mbyllur stacionet e metrosë si dhe është evakuuar salla e koncerteve, me urdhër të policisë. Sipas gazetës “Kreiszeitung” mësohet të jetë gjetur një kamion i mbushur me eksploziv dhe i kamufluar si ambulancë, që qëndronte jashtë stadiumit.

Lajmi është përhapur edhe nga “Bild” por duke dyshuar për diçka të tillë. Alarmi mësohet të jetë dhënë nga shërbimet sekretë të huaja, të paktën kështu shkruan Dpa, e cila citon burime të sigurisë. “Treguesit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në numër pak para se të niste ndeshja, duke më shtyrë ta anuloj”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere. Ai shpjegoi gjatë një konference për shtyp se ka vepruar me dyshim por për sigurinë e qytetarëve. De Maiziere ka nënvizuar: “Situata është serioze, e kam thënë”. Ndërsa ministri i Brendshëm i Sassonisë ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë eksploziv afër stadiumit.
Sigal