Sigal

ANGLI-Një familje me tre persona ka shpëtuar mrekullisht pas kalimit të një treni të metros teksa ata gjendeshin mbi binarë.

Incidenti ka ndodhur në stacionin qendror të Baker Street, në Londër. Sipas deklaratës së policisë një grua, që shtynte një karrocë me fëmijën brenda, ka rënë në platformën e stacionit.

Burri është hedhur edhe ai në binarët e trenit për ti ndihmuar të ngjiteshin. Në këtë moment treni është afruar, por ata kanë pasur mundësinë të spostohen brenda një kanali nën binarë duke krijuar mundësinë që treni të kalonte mbi ta pa i lënduar.

Asnjë nuk ka mbetur i plagosur, por të tre janë shoqëruar në spital për një kontroll.
Për shkak të incidentit ka pasur vonesa të trenave të tjerë në metro.