Sigal

23-vjeçari Ervis Troqe nga qyteti i Vlorës i cili rezulton i zhdukur që prej datës 19 korrik. Familjarët shprehen se nuk kanë pasur më asnjë kontakt me djalin e tyre që prej asaj date.

23 vjeçari Ervis Troqe rezulton i zhdukur zhdukur pak ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit.  Albano Xhaferri i njohur me pseudonimin Cëqe, është zhdukur mesditen e 18 qershorit dhe nga ai moment familjarët nuk dinë asgjë. Askush nuk ka pasur asnjë kontakt me të. 34 vjecari ka ikur rreth orës 12.30 min nga banesa e babait të tij, me një të njohur, (Klodi) emri i të cilit është dhënë edhe policisë nga dëshmitar okular i ngjarjes.

Albano dhe Ervisi kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe pak ditë pasi janë kthyer filloi zhdukja e tyre.

Albano është larguar me një automjet me portobagazh gri, e nga ai moment askush nuk e ka parë. Babai i tij Lutfi Xhaferri thotë se nuk di asgjë se çfarë ka ndoshur apo se çfarë konflikti mund të ketë pasur i biri, gruaja e tij jashtë kamerave thote se prokurori i çështjes i tha se po hetohet për vrasje .

Në polici personi që dyshohet se ka marre Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit është thirrur në polici 2 herë, ai nuk ka pranuar ta njohi 34 vjeçarin . Ndërsa tashme është larguar pa lënë gjurmë ne qytet. Askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.