Temperaturat nën 0: Te konviktet e reja prej 4 ditësh pa ujë të ngrohtë e kaldaja

Prej pothuajse dy javësh, vendi ynë është pushtuar nga i ftohti polar, i shoqëruar me reshje dëbore, akull, ngrica dhe temperatura nën zero.

Por këto temperatura nuk janë shënuar vetëm në zonat malore, por edhe ato bregdetare e në kryeqytet. E duke folur për kryeqytetin, studentët janë ata që po e përjetojnë më shumë të ftohtin pasi prej disa ditësh në konvikte nuk iu ndezin kaldajat dhe ujë të ngrohtë nuk ka për të bërë dush. Një studente, e cila është e akomoduar në konviktet e reja,- thotë joq se prej 4 ditësh nuk ka ujë të ngrohtë dhe kaldajat nuk janë ndezur. Ajo thotë se të gjitha vajzat po ngrohin ujë me mjete rrethanore, pasi nuk kanë as me çfarë të lahen. Për këtë problem, studentët janë ankuar te përgjegjësit e konviktit, por deri më tani s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Sigal