OST/ Drenova 200 mln lekë tender për bankete dhe blerje kurorash

131

Me paratë e taksapaguesve do të blihen kurora varrimi, verëra me kuti druri me printime të personalizuara për dhuratë, pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata, jastiqe me imazhe të personalizuara, çanta kartoni, kartëvizita si dhe një sërë materialesh të tjera të ndryshme promovuese.

Sigal

Skerdi Drenova, administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, i ka lënë të gjithë pa fjalë me tenderin e radhës që ka organizuar për institucionin e tij. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-55194-12-28-2022 dhe me objekt: “Shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira, si dhe organizime të ndryshme, për nevojat e OST sh.a.”.Skerdi Drenova do të bëjë me plot gojën rrush e kumbulla rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për promovime që vështirë se mund t’i hyjnë në punë ndokujt. Duke parë listën e materialeve që do të blihen nga OST me këto para, është pak të thuash se duhen vënë duart në kokë. Shikohet përshembull që do të blihen verëra me kuti druri me printime të personalizuara për dhuratë, pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata, jastiqe me imazhe të personalizuara, çanta kartoni, kartëvizita si dhe një sërë materialesh të tjera të ndryshme promovuese. Por ajo që të bën vërtetë habi është se me këto para Skerdi Drenova do të blejë edhe kurora me lule. Jo thjesht kurora për zbukurim, por edhe kurora varrimi në raste vdekjesh. Madje nga këto të fundit Skerdi Drenova ka kërkuar plot 10 copë.Në këtë pikë dilema është: Nga e di Skerdi Drenova që në institucionin e tij do të vdesin fiks 10 persona për të cilët ka porositur dhe kurorat? Natyrisht që nuk di asgjë, por thjesht vjedhja po bëhet aq hapur saqë sajojnë lloj-lloj dallaveresh me bindjen se SPAK fle gjumë si gjithmonë sipas joq.Jo vetëm kaq por nëse shohim dokumentacionin e tenderit, shikohet se kanë marrë pjesë vetëm 3 firma, nga të cilat dy kanë dhënë ofertë zero lekë dhe fituese është shpallur e vetmja firmë që ka dhënë ofertë.Në rastin konkret bëhet fjalë për firmën LIZARD në pronësi të Dritan Mero dhe Alba Mita, e cila ka ofruar 16,756,040 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç mund ta kuptoni vjedhja në këtë tender është ndër më flagrantet, që mund të kemi paraqitur ndonjëherë. Epo, bravo Skerdi!