Sigal

Liga e Kombeve është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron ky kompeticion për skuadrat europiane. Liga e Kombeve zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “play-off”.

SKUADRAT RIVALE

Të 55 federatat e UEFA-s janë të ndara në katër Liga, referuar renditjes së UEFA-s (1-12 në Ligën A, 13-24 në Ligën B, 25-39 në Ligën C, 40-55 në Ligën D). Ndarja në këto Liga është bërë e tillë: Liga A dhe B do të kenë nga tre vazo (sërish vendosja në bazë të renditjes), ndërsa Liga C dhe Liga D me nga katër vazo.

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

liga e kombeve

LIGA ME KUALIFIKUESET E “EURO 2020”

Nga kualifikueset tradicionale, në dhjetë grupe do të ketë 20 skuadra finaliste në “Euro 2020”. Nëse më parë kishte skuadra që luanin në fazën “play-off” për katër vende, tashmë këto vende i janë dhënë Ligës së Kombeve. Në secilën prej ligave (4) do të formohen grupet.

40642804_1760177650748123_4895467096223252480_o

Fituesja e secilit grup luan “Final 4” (faza gjysmëfinale dhe ekipi që triumfon në secilën ligë siguron kualifikimin në Europian. Nëse kjo skuadër e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale (është renditur në dy vendet e para të kualifikueseve), atëherë biletën për në Europian e merr vendi me renditjen më të lartë në UEFA nga kjo ligë.