Anglezja rrezikon burgun në Dubai, sepse ofendoi gruan e ish burrit në Facebook

448
Sigal

Një grua me shtetësi britanike, rrezikon dy vite burg në Dubai, sepse ka përdorur gjuhë fyese ndaj gruas së ish burrit të saj në Facebook.

Laleh Shahravesh, 55 vjeç nga Londra jug-perëndimore, u arrestua sëbashku me vajzën e saj adoleshente, në aeroportin e Dubait. Ajo mund të dënohet me dy vite burg dhe një gjobë prej 50,000 pound, për shkak të dy postimeve në Facebook, të cilat i kishte bërë në vitin 2016 nga Anglia.

Gruaja dhe vajza e saj, kishin udhëtuar për në Dubai, për funeralin e ish burrit të saj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Vajza 14 vjeçare e Shahravesh është lejuar të rikthehet në Londër dhe po qëndron me të afërmit. Ndërkohë, autoritetet angleze bëjnë me dije se janë angazhuar për të ofruar ndihmë për gruan e arrestuar dhe familjen e saj.