Austria: Kujdes, vendi po rrezikohet nga trazirat politike!

398
Sigal

Protestat në Shqipëri, revista austriake: Vendi po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike

 

Situata politike në vend, me opozitën jashtë parlamentit, protestat dhe mungesa e një dialogu mes partive politike ndërkohë që në vend po afrojnë zgjedhjet vendore, ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. Revista austriake, “PanEuropa”, e afërt me qarqe pranë kancelarit Kurtzi, i ka kushtuar një shkrim kësaj situate, ku thuhet se Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike, ndërsa autori i shkrimit është përqendruar edhe tek zgjedhjet për kryetarin e ri për katër vitet e ardhshme të Komunitetit Mysliman.

 

Shkrimi i plotë:

Protesta në Shqipëri: Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike

Nga Rainhard Kloucek

 

Në fillim të marsit u zgjodh kryetari i ri për katër vitet e ardhshme i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet përfunduan me një shumicë prej 2/3 e votave për Bujar Spahiun. Ai është një përfaqësues me orientim të moderuar evropian, i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet zgjatën disa javë në të cilat pati presion të madh që të zgjidhej kandidati tjetër, Ylli Gurra. Ai doli si kandidat përfaqësues i Presidentit turk Erdogan dhe thuhet se është afër salafistevë. Mes gjithë presionin turk, i pranishëm në Shqipëri ishte dhe vëllai i Presidentit Turk, Mustafa Erdogan. Qarqet e mirinformuara raportojnë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të përfaqësuesve të qeverisë turke. Më pas në mbështetje të Gurrës dolën Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Opozita kundërshtoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë turke dhe atë të qeverisë socialiste. Ajo iu bëri thirrje myslimane që të ruanin dinjitetin e tyre dhe të zgjidhnin rrugën evropiane. Shqipëria po përballet me problemin e trafikut të drogës. Gjurmët të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë e cila bashkëpunon me mafian. Në rastin konkret zgjedhja e përfaqësuesit të myslimanëve erdhi si pasojë e ndërhyrjes së agjentëve turk dhe lidhjeve më mafian e drogës. Ndër të tjera, qeveria socialiste ka ruajtur lidhjet me mafien e drogës, e cila ka blerë masivisht votat në zgjedhjet e kaluara. Turqia ka influencë masive në vendet e Ballkanit. Qëllimi është marrja në kontroll e infrastrukturës strategjike. Në këtë kontekst akuzat e korrupsionit janë të mëdha. Kështu 40% e linjave ajrore janë turke. Akuza e korrupsionit kanë çuar në protesta të shumta në mars, ku mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.