Ambasadori grek në Brazil gjendet i vdekur, ishte zhdukur tri ditë më parë

460
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen vonë të së enjtes (29 dhjetor) në Rio De Xhaniero, ndërsa dyshohet se i përket ambasadorit greke, i zhdukur tri ditë më parë.

Makina e marrë me qira u gjet e djegur poshtë një mbikalimi në afërsi të Rios.

Mediat vendase bëjnë me dije se makina e gjetur e djegur është e ngjashme me atë të marrë me qira nga ana e ambasadorit Kyriakos Amiridis, i zhdukur që prej natës së të hënës.

Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Nova Iguacu në Brazil.

Sipas policisë, Amirisi kishte marrë pushimet dhe synonte të shkonte në Nova Iguacu Center. Gruaja raportoi zhdukjen e tij të mërkurën.