Akuzohet për ngacmim seksual, Princi Andrew ‘zhvishet’ nga titujt mbretërorë

35
Sigal

Titujt, ushtarakë e mbretërorë të Dukës së Jorkut dhe gjithë avantazhet e tjera të këtyre titujve i janë kthyer Mbretëreshës Elisabeth. Princi Andreë nuk do të përdorë më këta tituj deri në sqarimin e akuzave për ngacmim seksual.

Një burim i tha BBC se rolet e dukës do t’u shpërndahen anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Vendimet mbërrijnë pasi ai përballet me një çështje civile në SHBA mbi pretendimet se ka sulmuar seksualisht një grua kur ajo ishte 17 vjeç, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.

Një burim i afërt me Princin Andreë tha se ai do të “vazhdojë të mbrohet” kundër akuzave të Virginia Giuffre. Një gjykatës vendosi të mërkurën se çështja e ngritur nga zonja Giuffre mund të vazhdojë, pasi Princi Andreë u përpoq ta mbyllte atë.

Pallati Buckingham tha në një deklaratë: “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat. Të gjitha rolet e Princit Andreë i janë kthyer Mbretëreshës me efekt të menjëhershëm dhe do të rishpërndahen tek anëtarët e tjerë të familjes mbretërore”, tha një burim për BBC.

Ai do të ndalojë së përdoruri titullin “Lartësia e Tij Mbretërore” në çdo cilësi zyrtare, shtuan ata. Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes tha se nuk kishte asnjë koment në lidhje me titujt ushtarakë të dukës që iu dorëzuan Mbretëreshës dhe se kjo ishte një çështje e Pallatit.

Vendimi është marrë pasi një letër e nënshkruar nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, RAF dhe ushtrisë britanike i kërkoi Mbretëreshës që t’i hiqte Princit Andreë tetë titujt e tij ushtarakë.