Aktet terroriste në Bruksel, ja heroi që shpëtoi 7 jetë

483
Alphonse, një punonjës i sigurim të aeroportit të Brukselit, sot u ka shpëtuar jetën 7 personave pas shpërthimeve terroriste. Pas shpërthimit, ai i tërhoqi zvarrë 7 persona të plagosur nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar në rast të ndonjë shpërthimi tjetër.
Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg. Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. 
Sigal